Tuesday, January 6, 2009

Një shpirt i lirë



Në burgun-jetë, dënuar me vdekje
Të vetmin çast lirije që pata
Të vetmen puthje, të vetmen prekje
Ja dhurova flladit, që ndoqa mbrapa

E mora zemrën sërish në duar
Fllad i hollë më kërkoi pikturë
Me penën shpirt, aty kam shkruar
Atë që ti s’ke lexuar kurrë

Atë që ligjet s’mund ta dënojnë
S’mund ta mbyllin qelive të zeza
Djaj e mollë s’mund ta mashtrojnë
Dhe forcë s’kërkon të marri tek shpresa

Kurrë s’kërkoi të ndryshosh mendim
Ti qen i bindur, s’mund ta shfarrosësh
Ai kurrë su përul të nderonte madhërinë
Një shpirt të lirë ti s’mund ta burgosësh

Le të krijoj Zoti yt dhe ligje të mjera
Dhe ti si i bindur ekzekuto - me litarë
Veç prit të ti them nja dy fjalë të tjera
Përpara se vdekjen për nuse të marrë

Më dëgjo të them se, trupin se dua
Se jeta ime ndoshta s’vlen aspak
Unë shpirtin tashmë ja kam dhënë hua
Flladit që furtunë do të kthehet mbas pak

Ndaj mos u gëzo tepër me varjen time
Veç do t’më nxjerrësh nga jeta-qeli
E pastaj do dëgjosh, si flladi furtune
Një jetë të tërë në vesh do t’ulërij

Dhe do t’i falesh Zotit tënd sërish
Të tjera ligje të nxjerr pa fund
Veç më kot, po të them, ta dish
Një shpirt në furtune ta burgosësh s’mund.

Shkroi : Leonard Seiti

Saturday, January 3, 2009

***

Jeanny from Falco


E shita shpirtin për pak çaste
Një kurve, që s’bënte autostop
Por bareve e gjeje në jo pak raste
Tek kthente kupa vere plot

M'u var në qaf si t’ishte hënë
Si medaljon i larë në ar
Më pyeti qetë: -Si do e lëmë ?
Shih se ç’nur sonte kam marë !

Unë heshta për një çast, pastaj
E vështrova qetë në sy
- O hënë e bukur, mos më vër faj
Unë thjesht nuk jam ushqim për ty

Shiko k’to foto – qet më tha-
Sa më janë lutur, përgjëruar
Më japin pije, flori, para
Të tjerë më falen gjunjëzuar

E ktheva gotën gjer në fund
Pastaj mbas krahëve e hodha tej
Fatin e gotës - i thash - unë s’mund
Atë të verës, kërkoj të gjej

Një pikë lot, i lagu sytë
E ndjeva ! Shpirtin kishte humbur
Më tha: - Doja një botë të yjtë
Ku të zgjohesha e përgjumur

Ja ktheva qetë : Oh e mirë
Jeta vetë është një ëndërr
Kur ne të zgjohemi, një të gdhirë
Ti do jesh nuse, e unë një dhëndërr.

Shkroi : Leonard Seiti

Monday, December 22, 2008

The battle of good and bad



Who ever before didn’t listen
The song of the summer bird
And didn’t raise up in motion
Beside his second, beside his third !?

Who ever did escape
From the battle of day and night
While the bird was singing freedom
Didn’t picked up the sword and fight !?

Honour them who did fought
At the battle of good and bad
And may God bless their soul
Of those heroes who are dead

Time of whispers, time of wounds
In my heart I keep only sun light
And no power above my place wouldn’t
Throw the darkness of the night

Oh, but maybe you don’t know
That I have the ages of stone
God himself gave me the blessing
When I set above the throne

So erase from your mind
Your nightmares of ruling me
I was born in the time of stone
And I will always be free.

Wrote : Leonard Seiti

Sunday, December 21, 2008

Vjeshtë



Zog i vjeshtës në kraharor m’ul
Dhe stuhi malli aty mori jetë
Nga pesha, degë e shpirtit u përkul
E nisën të thinjën të blertat fletë

E mbajta frymën për një çast
Dhe hapa librin e kujtimeve
U zgjuan ëndrrat me pranverë
Që ruaja thellë në zemrën time

Por janë veç ëndrra, të pafund
Ndaj pemë e shpirtit hesht e trishtë
E këngë e yjeve tashmë nuk mund
Që t’ma rikthej pranver’n e brishtë

Një nga një më k’puten vitet
Pranvera ime s’kthehet më
E zog i hënës më mërzitet
Dikur fëmij, luaja me të.

Shkroi : Leonard Seiti

Wednesday, December 17, 2008

Këngë shpirti.



Është koha që ti jap krah këngës time
Që si zog, përmbi tela lehtë m’është ulur
N’ato tela,ku prej kohësh kam nderur kujtime
Nga pesha e mallit të lagur, përkulur

Është koha të përplas flatrat në ajër
E të rend nëpër pyje shpirtrash pafund
Porsi puhizë ere që rend pa ndalur
Gjethet e lagura në vesë t’ja u tund

Të zgjoj n’ato pyje këngë të pranverës
Cicërimat e zogjve që flenë nëpër gjeth
Të këndojnë gjethet me zërin e erës
Që pa ndalur degëve të shpirtit ju bredh

Të fluturoj n’ato shpirtra me krah magjie
Si zog, përmbi livadhe të blerta e pyje
E të ndez në zemra një zjarr dashurie
Ku të digjet pambarim malli i yjeve.

Jam gati tashmë t’i jap krah, të fluturoj
E ndjej se koha në zemër më troket
Kush vallë më parë si unë dashuroj
Dhe këngës së shpirtit, nuk i dha jetë !?

Shkroi : Leonard Seiti

Sunday, November 16, 2008

Will you marry me ?



Will you be my candle
To light my darkness road
Will you be my sunray,
To light my darkness world

Will you be my rain
To fresh my dry skin
Will you be my angel
To play for me, to sing

Will you be my rose,
My sky, blue and grey
Will you be the source
Of water on the valley

Will you be my spring
My colourful season
Will you be my wind
To give me joy and freedom

Wrote : Leonard Seiti

Saturday, November 8, 2008

***



O dritë, që gjoksit bje e thyhesh
Në mijra copa t'vogla jete
Herë-herë largohesh, ikën tutje
Herë-herë më puth, më bën për vete

O fllad, që flokëve m’kacavirresh
Krejt lakuriq mbi mua bredh
Më ledhaton, pa frikë se çirresh
E luan me mua, si t’isha gjeth !

O këngë, që zemrës më je ulur
Si zog, mbi degë me mall rënduar
E nëpër gjethe shpirti strukur
Me cicërima, më mban të zgjuar

Më lër, më lër ta ledhatoj
Trupin tënd, lagur në djersë
Nën drit të hënës të pikturoj
Shpirtin tënd, lagur në vesë

Më prek, me lotin tënd, më tret
Një puthja jote t’më coptoj
Unë dëshirë tjetër s’kam në jetë
Veçse, pran teje të jetoj.

Shkroi : Leonard Seiti

Sunday, November 2, 2008

Një botë më larg.



Pa shiko pak qetë e dashur
Mbi tela, zogjtë janë ulur varg
Duket sikur jemi zgjuar
Në tjetër vënd, një botë më larg !

Pranvera, shpirtit i rri zgjuar
Zë i flladit, i hollë, muzik
Aromë flokësh, mbi sup lëshuar
Shkëlqime sysh, nën qerpik.

Si degë shelgu, varur krahët
Përmbi supe më rrinë lehtë
Gishtrinjtë luajn pa u ndalur
Flladi i hollë i tund si fletë.

Borë e bardhë e tretur, lot
Varet faqeve, përmbi buzë
Vjen e paqësisht më thotë
Sy i saj, është flak e zhpuzë !

Djersë e natës, lag petalet
Hedhur shtratit si mbulesë
Fëmij, ëndrrat e mëngjesit
I merr gjumi, plot përtesë .

Këngë bletësh,tej dëgjohet
Pa u ndezur llambë e ditës
Lule bora sot martohet
Me bekim të margaritës .

Shpirt e zemër të pa ndarë
Ne të dy, sakaq martuar
Lajmëtare dallandyshja
Sot në dasëm na kanë ftuar !

Çudi! Si ndodh, se dimë as vetë !
Trëndelina na pret krah hapur
Bashkë me lulet, fletë më fletë
Në varg, përdore jemi kapur.

Shkroi : Leonard Seiti