|
31 Dhjetor 2008 |
|
Redaksia e gazetës "Balli i Kombit" në internet iu uron të gjithë lexuesve dhe bashkëpunëtorëve të saj një Vit të Ri 2009 të mbarë dhe të suksesshëm në familje, punë dhe shoqëri.
Redaksia me këtë rast falenderon lexuesit për interesin, komentet dhe përkrahjen e tyre shumë të rëndësishme për gazetën.
Redaksia falenderon në mënyrë të veçantë bashkëpunëtorët e saj për punën dhe kohën e tyre në trajtimin cilësor të çështjeve me rëndësi për kombin shqiptar si dhe promovimin dhe mbajtjen e kombësisë, traditave dhe gjuhës shqipe kudo që ka shqiptarë.
Le të jetë 2009-a një vit që do ta çojë përpara çështjen kombëtare dhe t'i afrojë edhe më shumë shqiptarët drejt ëndrrës së tyre për të jetuar të lirë dhe bashkuar.
Gëzuar!
|
|
|
FALLANGAT KRIMINALE SLLAVOMAQEDONASE |
|
30 Dhjetor 2008 |
BALLI KOMBËTAR
Komiteti i Përgjithshëm
D I A S P O R Ë
Datë,22.12.2008
Duke përcjellur rregullisht dhe me një vëmendje të veçantë rrjedhat dhe ecejaket politike në FYROM, gjatë viteve të pas luftës së fundit (2001), dhe duke shprehur publikisht shqetsimet tona për gjendjen e mjerueshme të popullit shqiptar nën pushtimin sllavo-maqedonas, dobësitë e forcave politike për tu përballuar me intrigat politike dhe kriminale të pushtetit dhe pushtetarëve atje, duke qenë të shqetsuar për mos unitetit përbrenda faktorit politik shqiptar, të koruptuar dhe të servilizuar tej mase duke lënë jashtë vëmendjes së tyre rastet që godasin rëndë vlerat madhore të Kombit Shqiptar, sidomos rasti i Brodecit dhe si ky i fundit në Haraqinë , Opajë,dhe Shkup , Bordi Politik i Ballit Kombëtar,për opinionin publik shqiptar lëshon këtë DEKLARATË ;
Shkruani një koment (0 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
Arrestimet në Kosovën Lindore, pretekst për konflikte të reja |
|
30 Dhjetor 2008 |
KUMTESË PËR MEDIA
Deçan, 29 dhjetor 2008
ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS - DUKAGJIN
R e a g i m
Lidhur me arrestimin e paligjshëm të dhjetë shqiptarëve në Kosovën Lindore
Ne veteranët e UÇK-së të Deçanit me rrethinë si dhe ata të Rrafshit të Dukagjinit, me shqetësim po i përcjellim zhvillimet më të fundit në Kosovën Lindore, pas bastisjeve brutale dhe arrestimit nga policia serbe të dhjetë shqiptarëve, të akuzuar si pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur vetëm katër prej tyre kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së.
Dhuna nga policia dhe ushtria serbe në Kosovën Lindore ka qenë temë e shumë debateve gjatë gjithë këtij viti në mediat elektronike dhe ato të shkruara, ka qenë debat edhe mes instancave ndërkombëtare dhe atyre të lirive dhe të drejtave të njeriut. Gjatë gjithë vitit në Kosovën Lindore shqiptarët janë maltretuar, janë burgosur e janë vrarë. Ata janë të pambrojtur dhe pa përkujdesje nga institucionet dhe partitë në pushtet. Akti i arrestimeve të fundit atje, i drejtuar nga ministri i brendshëm i Serbisë, bashkëpunëtori më i ngushtë i Millosheviqit, Ivica Daciq, tregon se Serbia ndaj shqiptarëve vazhdon të ketë urrejtje patologjike, dhe po e vazhdon fushatwn terrorizuese tamam si nw kohwn e Millosheviqit.
Shkruani një koment (0 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>
|